Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Dhunimi i 11-vjeçares në qershor, ngrihet aktakuzë ndaj 8 personave

Gazeta10
21 December 2022 - 15:48

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave të moshës madhore lidhur me rastin e 11-vjeçares, që u dhunua në qershor të këtij viti, raporton Gazeta10.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për të Mitur, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, sot ka ngritur aktakuzë ndaj tetë (8) personave (madhorë), të përfshirë në rastin i cili ka ndodhur në muajin qershor të vitit 2022, ndaj 11 vjeçares”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se përveç në qershor, 11-vjeçarja dyshohet se ishte dhunuar edhe më 27 gusht të vitit 2022.

Për këtë rast kishte dhënë dorëheqje Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Dorëheqje kishte dhënë edhe Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.