
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashkur me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin, kanë takuar familjet e dëshmorëve të Brigadës 137 dhe koamandatin e kësaj brigade, Agron Kryeziun, raporton Gazeta10.
Haradinaj ka thënë se është gjithmonë krenar me rrugëtimin për liri si dhe me sakrificën e luftëtarëve, martirëve dhe dëshmorëve që i ka dhënë Gjakova.
Më tej, Haradinaj ka thënë se ka ende shumë punë për të bërë edhe si shtet edhe si shoqëri.
Tutje, Haradinaj, ka thënë se viti që po vjen qoftë një vit më i mirë se ky që po e lëmë pas.
Këtu keni postimin e plotë:
“Sot në Gjakovë, bashkë me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini dhe kolegë të tjerë, kisha kënaqësinë që sipas traditës, si çdo fundvit t’i takoj familjet e dëshmorëve të Brigadës 137 dhe komandantin e kësaj brigade Agron Kryeziu.
Gjithmonë krenarë me rrugëtimin tonë për liri. Krenarë për kontributin dhe sakrificën e luftëtarëve, dëshmorëve dhe martirëve që Gjakova i ka dhënë vendit.
Si shtet por edhe si shoqëri, kemi ende shumë punë për të bërë. Me kujdesin e të gjithë neve, ashtu siç Ardiani bënë punë të mirë në Gjakovë, së bashku do t’i kryjmë punët e mbetura të Kosovës.
Viti që vjen, qoftë një vit më i mirë se ky që po lëmë pas”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10.