
Trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka reaguar pasi Laura Fazliu fitoi medaljen e argjendtë në Mastersin e xhudos në Jerusalem të Izraelit.
Ai në një postim në Facebook ka thënë se Kosova ka dy medalje e një plasman në vendin e 5 tashmë në mesin e shteteve më të forta botërore.
“Kosovës edhe një medalje!Laura Fazliu 63 kg e argjendtë 1260 Pikë Olimpike. Ishte e mrekullueshme sot pothuajse e çmendur!Mposhti kolose botërore deri në finale.Rrugëtimi i saj drejt Olimpiadës i sigurt ska ma dilema aspak.Majlinda fuqishëm po performon në punën e trajnerit. E me ne është kryetari i Federatës Agroni i cili sot pos tjerash u nderua me ndarjen e medaljeve dhe kështu federata e shteti ynë fuqishëm prezent në Jerusalem në të gjitha dimensionet”, ka shkruar Kuka.
Ndryshe, në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu ka pësuar humbje në finale kundër xhudistes japoneze, Miku Takaichi.
Në rrugëtimin deri te medalja e argjendtë, Fazliu në raundin e parë e mposhti xhudisten franceze, Manon Deketer, kurse në raundin e dytë regjistroi fitore kundër Andreja Leskit.