
Ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ismail Syla në emisionin “INFO10” ka komentuar publikimin e një dokumenti nga Akademia e Shkencave që lidhet me rastin e burgimit të ish-krerëve të UÇK-së, raporton Gazeta10.
Sipas Sylës ky dokument e krahason Thacin me disa politikanë serbë si Cubriloviqin dhe se është sforcim i aktakuzës së Speciales e cila “lirisht mund t’i referohet këtij dokumenti si bazë për t’i mbajtur ata njerëz në burg”.
“Është turp që një Akademi e Shkencave të krijoj kësi dokumente. Elementi i tretë është aktakuzë e drejtpërdrejt që Akademia e Mehmet Krajës e akuzon dhe e krahason si njëri Hashim Thaçin dhe e barazon me Cubriloviqin, Ivandriqin, Qojstiqin e thotë se të njëjtës familje politike i përket Hashim Thaçi sipas këtij dokumenti që sot doli në publik. Të flitet në mënyrë kaq brutale, aq pa vend as pa argumente, kinse Hashmi Thaçi ka dashur të ndajë, të ja jep Serbisë gjysmën e Kosovës a s’po di çka nënkupton ajo. Nuk e pash fjalën korrigjim në dokument, as shkëmbim as ndërrim i territoreve as ndarje. Akademia e Shkencave në këtë mënyrë e ka bërë goditjen e dytë, nëse goditja e parë ka qenë ngritja e aktakuzës ndaj Thaçit si president i Kosovës, ky dokument është sforcim i aktakuzës dhe lirisht Gjykata Speciale mund të ju referohet këtij dokumenti si një bazë që ata t’i mbajë në burg sepse këta njerëz sipas tyre paskan kryer krime ndaj njerëzimit dhe krime ndaj rivaleve politik.”, ka deklaruar Syla.
Tutje, Syla ka thënë se ky dokument është një sinkronizim./Gazeta10