
Raporti:Arbenita Ilazi/ Kanal10
Në përmbyllje të semestrit, e në prag të festave, Shkolla Finlandeze si çdo herë tjetër, ka organizuar një program argëtues. Përmes këtij programi, nxënësit treguan para të pranishmëve shkathtësitë që kanë fituar deri më tani. Me këtë organizim u ndanë të kënaqur nxënësit, stafi i shkollës e të pranishmit.
Pas dy muajve përgatitje, nxënësit e Shkollës Finlandeze përmbyllën semestrin me këtë organizim.
Përmes këtij programi për të cilin nxënësit bashkë me ndihmën e stafit kishin bërë përgatitjet deri në detajin e fundit, ata ia dolën që të argëtojnë prindërit e të gjithë të pranishmit tjerë.
I kënaqur me organizimin u nda edhe zëvendësdrejtori Shkollës Finlandeze, Jetmir Haziri.
Ai tha se për shkak të përfundimit të semestrit si dhe për nderë të festave, nxënësit kanë bërë një përmbledhje të shkathësive që kanë fituar deri më tani, të cilat edhe i kanë ndarë me të tjerët.
Për përgatitjen e këtij programi, foli edhemësuesja e Gjuhës Shqipe , Shemsije Tigani.
Ndërsa nxënësja Lina Rashiti tha se bashkë me shokët e shoqet e saja, janë munduar që të japin më të mirën, në mënyrë që të gjithë të ndahen të kënaqur me organizimin.
Organizime të tilla si ky i të mërkurës, janë të shpeshta në Shkollën Finlandeze.