
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” në një lidhje të drejtpërdrejt me gazetaren Egzona Shala nga veriu i Mitrovicës raportohet se situate është e qetë.
Ndonëse gjatë natës së mbrëmshme ka pasur disa shpërthime tek “Kodra e Minatorëve” ku këto shpërthime janë dëgjuar deri tek lagjja e Boshnjakëve.
Situata tek fshati Rudar ku është edhe barrikada më e madhe që është vendosur para 13 ditë është e qetë nën monitorimin e KFOR-it.
Përveq KFOR-it situatën para disa minutash e kontrolluan edhe karabinierët italian, raporton Gazeta10.
Ekipi i Kanal10 ditën e djeshme ka qenë edhe tek fshati Qabër ku situata ka qenë e qetë por me sulme ndaj gazetarëve.
Fshati Qabër po vazhdon të jetë i rrezikshëm përshkak se nuk po bëhet monitorimi nga KFOR-i.
Kanal10 i ka dërguar pyetje KFOR-it se përse nuk është duke u bërë monitorimi në këtë zonë por ende nuk kemi marrë përgjigje.
Policia e Kosovës vazhdon të jetë e izoluar në Jarinjë dhe në Bërnjak./Gazeta10