Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Punëtorët e KEK-ut përfitojnë nga 500 euro shtesë për fundvit

Gazeta10
22 December 2022 - 14:22

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka marrë vendim që t’u ndajë nga 500 euro shtesë të gjithë punëtorëve të saj për fundvit.

Këtë vendim e ka konfirmuar Sindikata e Re e KEK-ut (SRKEK) përmes një njoftimi në Facebook.

“Të nderuar anëtarë të SRKEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut, sot morëm edhe konfirmimin nga drejtori menaxhues për 500€ pagë shtesë për fundvit, për të gjithë punëmarrësit e KEK-ut”, thuhet në njoftimin e SRKEK-ut.

Po ashtu, kryesia e SRKEK ka falënderuar “të gjithë punëtorët për kontributin e tyre në punë dhe menaxhmentin e bordin e KEK-ut për këtë vendim, i cili do të jetë motivues për të gjithë”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.