Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

PDK do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarë Publikë

Gazeta10
22 Dhjetor 2022 - 16:05

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas miratimit të Ligjit për Zyrtarë Publikë në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se partia e tij nuk do të rri duarkryq por do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese këtë ligj, raporton Gazeta10.

“Gjithsesi, përballë këtyre tendencave kundërkushtetuese, Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq. Ne do ta kundërshtojmë dhe do ta dërgojmë atë në Gjykatën Kushtetuese, ku, duke besuar në drejtësi, presim rrëzimin e padiskutueshëm të tij”, tha Krasniqi.

Tutje, kryetari i PDK-së tha se përmes këtij ligji Qeverisa synon të nënshtroj zyrtarët publik dhe të punësoj militant partiak.

“Si përfundim, ky ligj ka vetëm një qëllim: duke shkelur mbi djersën dhe kontributin e zyrtarëve të ndershëm publikë, Qeveria Kurti synon të shkatërrojë gjithçka që është arritur deri më sot dhe t’i hapë rrugë punësimit masiv të militantëve partiakë, si metodë për të vënë shtetin nën kontrollin e Lëvizjes Vetëvendosje. Misioni i ri i kësaj Qeverie është largimi masiv nga puna i zyrtarëve publikë, shantazhimi, politizimi dhe nënshtrimi i tyre. E gjithë kjo, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Krasniqi.

I pari i PDK-së po ashtu ka kritikuar këtë ligj edhe për shkeljen e normave të tjera ndërkombëtare. përveç atyre vendore.

“Përtej shkeljeve të gjitha normave vendore, ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike”, deklaroi Krasniqi.

Sot Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Zyrtarët Publik dhe Ligjin për Paga./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.