Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sheholli: Protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë – kishte edhe qytetarë që janë futur këmbë nga Serbia

Gazeta10
22 December 2022 - 21:09

Disa qytetarë serbë kanë protestuar të enjten në vendin ku ndodhet një nga nëntë barrikadat e ngritura, pas arrestimit të ish-policit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, më 10 dhjetor.

Për këtë njohësit i zhvillimeve në veri, Fatmir Sheholli tha se pjesëmarrja në këtë protestë ishte më e madhja e organizuar ndonjëherë nga serbët e veriut, shkruan Gazeta10.

Ai madje tha se në protestë morën pjesë edhe protestues nga Serbia të cilët ishin futur në Kosovës përmes pikës kufitare të Jarinjes.

“Prej kur i përcjell këto protesta si kësaj radhe s’ka pas më shumë. Kanë ardhur nga të gjitha anët e Kosovës. Ka pasur protestues edhe prej Serbisë, që janë future në Kosovë nga Jarinja”, tha Sheholli në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.