Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Java e dytë e vendosjes së barrikadave në veri (VIDEO)

Gazeta10
23 December 2022 - 19:21

Raporti: Saranda Aliu

Kjo e premte ka shënuar javën e dytë, që kur serbët i kanë vendosur barrikadat në disa rrugë të katër komunave në veri të vendit.

Përgjatë kësaj periudhe, dhjetëra policë kanë patrulluar vazhdimisht në zonat ku më së shumti ka pasur tensione.

Për dallim nga nëntë zyrtarë policorë që janë transferuar pas asistimit të KFOR-it, edhe rreth 100 të tjerë vazhdojnë të mbesin të bllokuar, si pasojë e barrikadave, në ditën e 14-të të tyre.

E për këtë, nga Sindikata e Policisë së Kosovës, kanë thënë se gjendja e ka kaluar normalen.

“Jo deri në mëto momente nuk është bë ndërrimi, nuk ka pasur mundësi të bëhet, dhe jemi duke bërë përpjekje që të behet ndërrimit i policisë, deri tani nuk kemi një konfirmim për diçka të tillë. Jam në kontakt me zyrtarët policorë atje, deri tani gjendja e tyre shëndetësore është e mirë përkundër sfidave që kanë”

Për dallim nga ta, te Lagja e Boshnjakëve në Mitrovicë, zyrtarët policorë kanë pasur mundësinë e ndërrimit, madje qytetarët e asaj ane shpesh janë solidodarizuar me ta.

“Paraditja ka qenë e qetë dhe pa tensione këtu te Lagjia e Boshnjakëve, e përgjatë këtyre rrugëve ka pasur lëvizje të shpeshta të qytetarëve e automjeteve.”

Ndërkaq, disa rrugë që të çojnë deri në pikën kufitare në Jarinje, po vazhdojnë të mbesin të bllokuara, në të cilat serbët lokalë kanë vendosur mjete të ndryshme për ta pamundësuar lëvizjen.

Madje, aty janë parë edhe persona të maskuar, të cilët po i ruajnë ato. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.