
Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kanë shkruar historinë e çlirimit dhe pavarësisë, raporton Gazeta10.
Tahiri ka thënë se ajo ka qenë një lëvizje gjithëpopullore për lirinë dhe pavarëinë e Kosovës.
Këto komente Tahiri i ka bërë sot në 33-vjetorin e themelimit të LDK-së.
Këtu keni postimin e plotë:
“Sot 33 vjetori i Lidhjes Demokratike të Kosovës, levizjes gjithepopullore per lirine dhe pavaresine e Kosoves. Lidhja Demokratike e Kosoves dhe Ushtria Clirimtare e Kosoves shkruan historine e clirimit dhe pavaresise – me shkronja te arta ”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10