
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas Krishtlindjeve do të ketë një takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë, ku do të sqarohet gjithçka lidhur me situatën në veri, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se kjo situatë nuk mund të tolerohet pafundësisht kështu.
Ai ka thënë se janë bërë dy javë dhe se nuk mund të tolerohet që të kalojnë edhe javë e javë të tjera dhe të mos ketë liri të lëvzijes.
“KFORI ka kërkuar kohë dhe ne e kemi dhënë atë kohë, dhe meqë sonte është Krishtlindja, ne duhet ta kemi shumë shpejt një takim me komandantin e KFOR-it, unë si kryeministër e në të cilin besojmë se do të sqarojmë gjithçka, por kjo nuk mund të tolerohet kështu pafundësisht dhe tashmë u bënë dy javë, dhe ne nuk mund të lejojmë që edhe javë e javë të tjera të na kalojnë e të mos kemi lirinë e lëvizjes”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.
Ai ka uruar edhe Krishtëlindjet.
“Mirëupafshim herave të tjera dhe urime Krishtlindjet sonte”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë se në veriun e Kosovës ka dy javë që serbët lokal atje kanë vendosur barrikada duke bllokuar disa rrugë.
Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10