
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e besimit të krishterë për festën e Krishtlindjeve, raporton Gazeta10.
Osmani ka thënë se kjo festë sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit dhe tolerancës.
Më tej, ajo ka thënë se duhet të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni si dhe të festojmë së bashku.
Këtu keni postimin e plotë:
“Kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës.
Uroj të gjithë besimtarët e krishterë që në këtë ditë ta rrisin shpresën e t’i hapin zemrat. Në shtëpinë e secilit të mbizotërojë shëndeti, lumturia e paqja!
Të jemi solidarë, të reflektojmë harmoni e të festojmë bashkë!
Për shumë mote, Gëzuar!”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10