
Raporti: Saranda Aliu
Qindra qytetarë kanë protestuar në Prishtinë, kundër Gjykatën Speciale dhe vendimit për dënimin prej 26 vjetësh ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa. Organizatorët e kësaj proteste kanë thënë se Specialja po i dënon vetëm shqiptarët dhe jo kriminelët serbë, derisa kanë bërë thirrje për unitet e ndryshim të ligjit për Specialen.
Sheshet e Prishtinës u mbushën me qindra protestues këtë të shtunë.
Kjo për të kundërshtuar Gjykatën Speciale pas dënimit me 26 vjet burgim për krime lufte të ish-komandantit të UÇK, Salih Mustafa.
“Jo në emrin tim” ka qenë slogani të cilin e mbanin në duar qytetarë, ish pjestarë të UÇK-së , deputetë të PDK-së e AAK-së.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, e quajti Gjykatën Speciale “monstrum juridik”, derisa ka bërë thirrje që të ndryshohet juridiksioni i kësaj gjykate.
U.d i kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se Specialja gjykon vetëm shqiptarët dhe jo kriminelët serbë që kryen krime në Kosovë.
Protestën e përkrahën edhe një numër i madh i qytetarëve, një pjesë e të cilavë u panë edhe me lot në sy.
E disa të tjerë, kishin ardhur nga jashtë për t’iu bashkuar protestës.
Një javë më parë trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa të cilin e ka dënuar me 26 vjet burgim. / Kanal10