Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Barrikadat po bllokojnë dialogun me Serbinë (VIDEO)

Gazeta10
24 December 2022 - 19:22

Raporti: Artina Breznica

Pushteti e opozita kanë ngritur shqetësime se pas situatës së krijuar në veri të vendit, po krijohen rrethana të reja edhe sa i përket dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas tyre, Serbia po përpiqet që ti minojë procesin e dialogut e të pamundësojë arritjen e marrëveshjes mbi bazën e planit franko-gjerman.

Procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë po vlerësohet se është bllokuar si pasojë e situatës së krijuar në veri të vendit.

Nga partia në pushtet po akuzojnë Serbinë se përmes strukturave kriminale po përpiqet të krijojë rrethana për të minuar procesin e dialogut dhe pamundësuar arritjen e marrëveshjes mbi bazën e planit franko-gjerman.

Mirëpo partitë opozitare dhe shoqëria civile kanë ngritur shqetësime se për shkak të situatës së krijuar në veri, Kosova do të përfundojë në një raund të ri të dialogut në Bruksel për çështje të brendshme.

Mirëpo, nga PDK kanë deklaruar se Qeveria e Kosovës në mungesë të koordinimit me aleatët ndërkombëtarë e ka sjellë vendin në një situatë, ku duhet të diskutohet me Serbinë për territorin e brendshëm.

Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, ka thënë se situata e krijuar në veri ka penalizuar diskutimet për planin franko-gjerman.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, nuk ka treguar nëse do të mbahet një raund i ri i negociatave në Bruksel për situatën në veri, derisa është shprehur se janë të angazhuar plotësisht në lehtësimin e de-eskalimin e situatës në veri. / Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.