
Politikania serbe, Rada Trajkoviq kohë pas kohe po raporton për kërcënimet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga zyrtarët e Serbisë dhe qytetarët serbë në Kosovë.
Por, gjatë ditës së sotme ajo ka njoftuar se autoritetet serbe ia kanë ndalur vajzën në aeroportin e Beogradit, raporton Gazeta10.
“Dhe perseri! Rrugës për në Londër, vajza u ndalua sërish në aeroportin e Beogradit…Të gjitha për shkak të tekave të një njeriu”, njofton Trajkoviq.
Ajo gjithashtu tregon se vajza e saj është liruar tek pas ftesës që kishte marrë për udhëtim në Londër.
Trajkoviq së fundmi ka marrë detyrën si këshilltare e ministrit të ri të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
Ndërkohë, pak ditë pasi policia serbe e ndaloi edhe atë në pikën kufitare në Merdar.
Për krejt kërcënimet e saj, ajo e ka bërë përgjegjës presidentin serb, Aleksandër Vuciq./Gazeta10