Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti citon Jezu Krishtin teksa uron besimtarët krishterë për Krishtlindje

Gazeta10
25 December 2022 - 20:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Krishtlindjet përmes një postimi në Twitter.

Ai e ka cituar edhe një thënie të Jezu Krishtit.

“Mos u bëj të tjerëve atë që nuk do të doje që ata të të bëjnë ty“, është citimi që Kurti e ka bërë duke thënë se ky urdhër është i pavdekshëm.

“Sot, ndërsa të krishterët në mbarë botën festojnë lindjen e Jezusit, le të mos harrojmë kurrë urdhërimin e tij të pavdekshëm. Në një kohë konflikti dhe pabarazie, le të kemi guximin të kërkojmë paqen dhe të përpiqemi për drejtësi, brenda dhe jashtë vendit”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.