
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” është raportuar se një qytetar që 14 muaj është në listën e pritjes për ta bërë koronarografinë.
Sipas tij koronografinë nuk mund ta bëjë në spitale private pasi është i kushtueshëm dhe se ai thotë se nuk i beson shumë këtyre spitaleve, raporton Gazeta10.
Kanal10 ka provuar të marrë një qëndrim për këtë rast edhe nga Klinkia e Kardiologjisë në QKUK por që të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Ndërsa për rastin janë deklaruar nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës nga e cila kanë treguar që kanë marrë ankesa edhe nga persona të tjerë.
Nga kjo shoqatë kanë thënë se personat që pësojnë infarkt nuk ju rekomandohet që të presin gjatë për ta kryer koronarografinë.
“ Më ligj është e përcaktume që pacienti duhet me marrë shërbim në afat të aryseshëm, nëse nuk e merr institucioni e merr përgjegjesin për atë pacient”.
Më lista të gjata të pritjes për të kryer ekzaminimin i cili siguron një pamje të hollësishme të enëve të cilat furnizojnë zemrën me gjak, pacientët janë ballafaquar edhe viteve të kaluara./Gazeta10