Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjoshi: Kurti po i shërben Serbisë, tash po del se fajet janë edhe të Escobar-it

Gazeta10
27 December 2022 - 11:00

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurit po i shërben Serbisë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se këtë është duke e bërë përmes diskursit të tij kundër aleatëve të pazëvendësueshëm të shqiptarëve.

Më tej, ai ka thënë se edhe trajtimi i zyrtarëve të SHBA-së është në shërbim të Serbisë.

Më tej, ai ka thënë se për Kurtin tani fajet i ka edhe Escobar.

Këtu keni postimin e plotë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me diskursin e tij kundër aleatëve dhe miqve të pazëvendësueshëm të shqiptarëve, po i shërben Serbisë!

Po-po, po i shërben Serbisë!

Ne duhet ta themi pa asnjë ngurrim dhe ta përsërisim çdo ditë se mënyra se si po i trajton zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shërbimi ndaj Serbisë që as Aleksandër Vuçiqi nuk mund t’ia japë vendit të tij.

Acarimi i raporteve Kosovë – SHBA nuk i duhet askujt tjetër më shumë se Serbisë.

Për Albin Kurtin një herë ishte i keq dikush tjetër, e tash po del se fajet janë edhe te Gabriel Escobar”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.