
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar kryesuesin e Odës Ekonomike të Abu Dhabit, Abdullah M. Mazrui, ku ndër të tjera kanë theksuar nevojën e bashkëpunimit, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e MPJ-së, ndër të tjera, theksohet se Gërvalla me kryesuesin e Odës së Ekonomisë dhe Tregtisë kanë diskutuar edhe për mundësinë e bashkëpunimit dhe të investimit në industri në Kosovë.
Më tej, thuhet se Gërvalla ka shprehur gadishmërinë e Kosovës për të punuar rreth ekonomisë së lirë të tregut.
Këtu keni postimin e plotë:
“Ministrja Donika Gërvalla takon kryesuesin e Odës Ekonomike të Abu Dhabit – Abdullah M. Mazrui.
Në kuadër të vizitës treditore bilaterale në Emiratet e Bashkuara Arabe, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla u takua sot me kryesuesin e Odës së Ekonomisë dhe Tregtisë të Abu Dhabit, me të cilin diskutoi gjerësisht për mundësi bashkëpunimi dhe investimi në industri të ndryshme në Kosovë.
Fillimisht ministrja e njoftoi delegacionin pritës rreth potencialit të jashtëzakonshëm që qytetarët e Republikës së Kosovës po e ofrojnë përmes punës së mrekullueshme në shumë sektorë. Ajo theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit mes sektorit privat në bashkëpunim me qeveritë e të dy vendeve si ndërmjetësuese dhe fuqizuese të investimeve të reja.
Më pas ministrja Gërvalla u informua rreth pritjeve dhe detajeve të vyera, në mënyrë që të hidhen hapa konkret dhe të pavonuar përmes ekipeve të dedikuara për konkretizim të ideve.
Së fundmi ajo shprehu gatishmërinë e madhe që Republika dhe qytetarët e Kosovës kanë për të punuar së bashku në ngritjen e kapaciteteve dhe nivelit të ekonomisë e tregtisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. / Gazeta10