Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Nagavci: Është e rëndësishme që edhe nxënësit të kursejnë energji

Gazeta10
27 Dhjetor 2022 - 14:53

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë vizituar sot shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë, raporton Gazeta10.

Ata kanë diskutuar me nxënësit për kursimin e energjisë elektrike.

Më tej, Nagavci ka thënë se është e rëndësishem që edhe nxënësit ta kursejnë energjinë elektrike.

Tutje, ajo ka thënë se bashkë me Rizvanollin do të vizitojnë edhe komunat e tjera për këtë temë.

Këtu keni statusin e plotë:

“Me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli bashkëbiseduam sot me nxënësit e shkollës “Faik Konica” për kursimin e energjisë elektrike.

I përgëzuam për fushatën e tyre për vetëdijësimin dhe kursimin e energjisë.

Është shumë e rëndësishme që edhe nxënësit të jenë të kujdesshëm ndaj efiqiencës së energjisë dhe të ndikojnë në kursimin e energjisë elektrike. Fëmijët jo vetëm se kursejnë energjinë, por japin kontribut edhe në vetëdijësimin e familjeve dhe bashkëmoshatarëve të tyre.

Aktivitete e nxënësve ishin të shumta e me rezultate konkrete tashmë. Jam e bindur se kreativiteti i nxënësve në të ardhmen do të sjellë rezultate edhe më të mëdha në inovacion.

Bashkë me ministren Rizvanolli do të vazhdojmë aktivitetet e vizitat në komunat tjera. Uroj që shembullin e nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës “Faik Konica” ta ndjekin të gjitha shkollat në Kosovë”, ka shkruar Nagavci në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.