
Kryetari i Partisë SocialDemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se me vendimin e sotëm të gjykatës është vërtetuar pafajësia e atyre që janë akuzuar për terrorizëm, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se është vërtetuar ajo që është thënë në ditën e parë të arrestimit, se shteti nuk ka asnjë provë për arrestimin, mbajtjen dhe dënimin e tyre.
Më tej, ai ka përmendur edhe Astrit Deharin, për të cilin ka thënë se shteti duhet të mbajë përgjegjësi për këtë padrejtësi.
Ai ka thënë se përgjegjësia e qeverive të kaluara është për mbajtjen e padrejtë të tij, ndërsa e qeverisë së sotme për mos-zbardhjen e vdekjes së tij.
Këtu keni postimin e plotë:
“Pas 6 vitesh perndjekje, sot, më në fund, u vërtetua pafajësia e aktivistëve që u akuzuan për terrorizëm.
U vërtetua ajo që e thamë dhe e ditëm që në ditën e parë të arrestimeve: asnjë provë shteti nuk e pati për arrestimin mbajtjen dhe dënimin e tyre. Asnjë provë për arrestimin dhe mbajtjen e Astrit Deharit.
Shteti duhet të mbajë përgjegjësi për këtë padrejtësi. Qeveritë e kaluara për mbajtjen e padrejtë të Astritit, kurse qeveria e tashme për mos-zbardhjen e vdekjes së tij”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10