Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Situata në veri, Selimi: Është tragjike sa pak ka mësuar Beogradi në 30 vjet

Gazeta10
27 December 2022 - 16:19

Ish zv.ministri i jashtëm, Petrit Selimi, duke komentuar zhvillimet e fundit ka thënë se është tragjike sa pak ka mësuar Beogradi në këto 30 vitet, raporton Gazeta10.

Ai ka publikuar dy fotografi, njëra në 1990 një tjetër sot me barrikadat në veri.

Këtu keni postimin e plotë:

“Fotoja e vjetër është e vitit 1990 kur militantët serbë vendosën barrikada në të gjithë Kroacinë për të bllokuar rrugët dhe policinë. Luftërat në ish-Jugosllavi filluan menjëherë pas kësaj. Fotografia e dytë është nga kjo javë, militantët serbë që bllokojnë rrugët në Kosovë. Është tragjike sa pak ka mësuar Beogradi në 30 vjet”, ka shkruar Selimi në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se në veri po vazhdojnë të jenë rrugët e mbyllura pasi që serbët lokal atje kanë vendosur barrikadat në rrugë.

Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve.   / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.