Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Katër vjet nga vrasja në detyrë e policit Izet Demaj

Gazeta10
27 December 2022 - 16:42

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, e ka kujtuar policin e vdekur, Izet Demajn në përvjetorin e katër të vdekjes së tij, duke e cilësuar si hero të vendit, raporton Gazeta10.

Ferati ka shkruar në Facebook se Demaj, ashtu siç jetoi sypatrembur ashtu edhe ra për të mos vdekur kurrë.

“4 vite pa Izet Demaj. Hero në luftë e në paqe! Ushtar i pashembullt i UÇK-së e Agim Ramadanit dhe polic sypatrembur i republikës sonë. Jeta e Izetit nuk ishte e lehtë, nuk ishte e thjeshtë, ishte një jetë në shërbim të atdheut e shtetit, me vrullin e guximin unik që vetëm ai e kishte. Dhe, ashtu siç jetoi sypatrembur, ashtu edhe ra për të mos vdekur kurrë – Hero i Kosovës!”, ka shkruar Ferati.

Kryetari i Istogut tha se kujtimi për të dhe veprës së tij është forcë e vullnet për gjeneratat e reja.

“Mungesa jote është e madhe, shoku im, por  kujtimi yt e i veprës tënde është forcë e vullnet për ne e gjeneratat e reja në rrugën tonë të përbashkët në shërbim të Kosovës tonë! I përjetshëm do jetë kujtimi për ty, shoku im, Izet Demaj!”, ka shtuar Ferati.

Polici, Izet Demaj vdiq në përpjekje për ta penguar një grabitje që po ndodhte në njërën nga bankat në Istog.

Ai ishte qëlluar nga grabitësit me armë zjarri, derisa vdiq rrugës për në spital./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.