
Sonte në emsionin Politiko me Kushtrim Sadikun, me të ftuarit në studio do të debatohet me temën “Fortifikimi i Veriut”, raporton Gazeta10.
Në studio do të jenë: Elbert Krasniqi, Blerim Gashi, Blerim Canaj, Halil Matoshi.
Kujtojmë se në veriun e Kosovës vazhdojnë të jenë të mbyllura disa rrugë si shkak i barrikadave të vendosura atje nga serbët lokal për më shumë se dy javë.
Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10.
