Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqipëria heq vizat me Kinën

Gazeta10
28 December 2022 - 9:50

Shqipëria dhe Kina kanë vendosur për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.

Vendimi është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave, si propozim i Ministrisë për Punët e Jashtme.

Pas këtij vendimi, qytetarët e Shqipërisë dhe Kinës do të mund të lëvizin lirshëm në çdo periudhë të vitit, pa pasur nevojën e një vize, shkruan Euronews.al, përcjell Gazeta10.

Edhe pse Shqipëria ka qëndruar larg investimeve kineze, marrëdhëniet politike mes dy shteteve kanë ruajtur ecuri pozitive./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.