Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Qeveria miraton nismën për njohjen reciproke të patent-shoferëve me këto vende

Gazeta10
28 December 2022 - 11:59

Qeveria e miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut për njohjen reciproke të patent-shoferëve, raporton Gazeta10.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se kjo do të mundësojë “që qytetarët tanë atje të kenë mundësi që patent-shoferin e Kosovës ta zëvendësojnë me paten-shoferin e Mbretërisë së Bashkuar”.

Me votim unanim për, Qeveria po ashtu miratoi nismën tjetër për marrëveshje me Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut mbi transferimin dhe përdorimin e të dhënave të Regjistrit të Emrit të Pasagjerëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.