Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tha “Serbët e Kosovës Metohisë”, Balje: Ishte gabim, ju kërkoj falje

Gazeta10
28 December 2022 - 13:35

Deputetja e Parlamentit të Kosovës, Dude Balje, ka kërkuar falje lidhur me një deklaratë të saj të bërë dje në një television boshnjak, raporton Gazeta10.

Balje ka thënë se gabimi është bërë pa vetëdije kur ndër të tjera ka thënë “Serbët e Kosovës Metohisë”.

Më tej, ajo ka thënë se përulet para të gjithëve me respekt.

Këtu keni postimin e plotë:

“Të nderuar qytetarë të Kosovës, mbrëmë ka pasur një intervistë në HAYAT MEDIA BIH, duke e pasur parasysh se ishin orët e vona të natës, përkushtimi im dhe e përditshmja ime që në shqip po ti jap intervistat e rregullta përkundër vështirësive dhe lëshimeve eventuale gjuhësore, e ndrojtur për të mos gabuar dhe për të thënë atë që mendoj, pasi që intervista ishte në gjuhën boshnjake, kam bërë një ” llapsus lingua”, pa vetëdije dhe pa e vërejtur lëshimin tim, në njërën nga pyetjet e gazetarit, kam thënë “sërbët e Kosovës dhe Metohisë”, edhe pse disa herë të tjera në po të njejtën intervistë kam shqiptuar mirë Kosovën, ju kërkoj falje për gabimin tim gjuhësor dhe shqetësimet eventuale që kam mundur të ju shkaktoj juve të gjithëve.

Përulem para jush dhe me respekt e me zemër ju kërkoj falje dhe ndjesë për gabimin tim gjuhësor.

“Të gabosh është njerzore, të kërkosh falje për gabim që bën është zotim se nuk do të përsëritet më ai gabim”

E juaja Duda Balje”, ka shkruar Balje në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.