Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mehaj: FSK këtë vit realizoi 53 trajnime në Kërkim-Shpëtim

Gazeta10
28 December 2022 - 13:58

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se FSK këtë vit ka qenë e suksesshme në Kërkim-Shpëtim, raporton Gazeta10.

Mehaj ka thënë se puna e FSK-së në këtë drejtim ka qenë një storie suksesi.

Më tej, ai ka thënë se ky sukses është arritur falë përkushtimit të stafit.

Ai ka thënë se për këtë kanë marrë vlerësime edhe nga organizatat kredibile ndërkombëtare.

Këtu keni postimin e plotë:

“Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim e FSK-së ishte storie e vërtetë e suksesit edhe gjatë vitit 2022

Përkundër sfidave, QNTKSH në vitin 2022 realizoi 53 trajnime me 1845 pjesëmarrës në trajnime, prej të cilëve 1200 ishin nga institucionet tjera vendore dhe vendet partnere.

Ky sukses i jashtëzakonshëm u arritë falë përkushtimit dhe angazhimit të stafit profesional të saj të cilëve u shprehi mirënjohjen e lartë.

Vlerësimet aktualet të instancave dhe organizatave kredibile ndërkombëtare të fushës së kërkim-shpëtimit konfirmojnë se Qendra jonë disponon strukturën më të mire të trajnimit për KSH në Evropë.

Synimi yni kryesor për vitin 2023 është krijimi i një qendre trajnimi me më shumë personel të specializuar dhe objekte trajnimi për kërkim –shpëtim.

Vazhdojmë drejtë synimeve dhe sukseseve tona!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.