
Djali i policit Dejan Pantiq, i arrestuar nga Policia e Kosovës, i cili tashmë gjendet në arrest shtëpiak, Predrag Pantik, ka falënderuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për lirimin e babait të tij, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se kishte filluar që t’i humbiste shpresat.
Më tej, ai ka thënë se po të mos ishte populli serbë dhe Vuçiq nuk dihet se si do të përfundonte babai i tij.
“Faleminderit popullit, faleminderit presidentit Vuçiq, na thirri tani, foli me nënën e tij, jemi të gëzuar dhe ende në mosbesim sepse ngadalë po i humbnim shpresat se çfarë do të ndodhë me babain tonë. Një avokat na tha pak më parë dhe tha se kishte marrë vendim për paraburgimin familjar për babain tim, po të mos kishte qenë populli, të mos ishte përfshirë shteti dhe presidenti Vuçiq, të mos kishit qenë ju. nga media kush e di se cfare do te kishte ndodhur me babin tim nuk e di nese do te ishte perfshire nga erresira.Edhe ne shpresonim qe nje padrejtesi e tille nuk do te mund t’i ndodhte.Ne e presim të vijë gjatë ditës, nuk e di procedurën e saktë, por tani presim të vijë dhe gjithçka do të jetë më e lehtë tani”, na tha Predrag, shkruan Kosovonline, transmeton Gazeta10.