
Paris Saint-Germaini ka arritur fitore në momentet e fundit të ndeshjes kundër Strasbourgut me rezultat 2-1, në ndeshjen e parë pas përfundimit të Botërorit.
Parisienët kaluan në epërsi në minutën e 14, me anë të golit të shënuar nga mbrojtësi Brazilian, Marquinhos.
Parisienët edhe pas golit të shënuar vazhduan sulmet, por që nuk arritën të gjenin golin e dytë.
Po zhvillohej minuta e 51-të e përballjes, kur Marquinhos kësaj radhe e dërgoi topin në rrjetën e gabuar për të barazuar shifrat në 1-1.
Në minutën e 62-të, PSG-ja mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi Neymar u ndëshkua me karton të kuq.
Kylian Mbappe i dhuroi fitoren skaudrës së tij, ku u tregua i saktë nga penalltia në çastet e fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore, Parisi mbetet në pozitën e parë me 46 pikë, ndërsa Strasbourgu renditet në pozitën e 19-të me 10 pikë.