
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se veriu i vendit dhe jonormalja atje po shkon drejt normales si shkak i diplomacisë dhe durimit, raporton Gazeta10.
Vendimi për të shkuar drejt gjendjes normale, sipas Hazirit nuk ishte as në dorën e kryeministrit, Albin Kurti, e as në dorën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
“Veriu i Kosovës nga jonormalja drejt normales për shkak diplomacisë dhe durimit. Vendimi nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit. Ata shkaktuan kaosin e inatit, por partnerët e popullit të Kosovës, me durim dhe diplomaci, filluan normalizimin deri në krizën tjetër që do ta prodhojnë prapë.”, është shprehur Haziri.
Tutje, ai tha se barrikadat, si mjet presioni janë të papranueshme dhe se dialogu është mjeti që zgjidh probleme./Gazeta10