Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Topalli: Kurti ta pranojë që ka bërë marrëveshje, s’ bën me gju gurin e me ‘mshef’ dorën

Gazeta10
29 December 2022 - 21:48

Ish-deputeti, Faton Topalli në “Politiko” ka  komentuar një pretendim që po sillet në opinionin publik për një “marrëveshje të fshehur” të kryeministrit Kurti, se nuk do të ndiqen penalisht askush i cili ka qëndruar në barrikada në veri, raporton Gazeta10.

Topalli, ka thënë se një marrëveshje e tillë po ekziston sepse të gjithë po e thonë dhe se nuk është mirë që Kurti ta gjuajë gurin e ta fshehë dorën, por ta pranojë që ka bërë marrëveshje.

“Kjo ishte marrëveshje, sigurisht që e kanë bërë marrëveshjen, shumë mirë që e kanë bërë një marrëveshje por nuk bën me gju gurin edhe me mshef dorën, le të thonë që po e kemi bërë një marrëveshje dhe kjo retorikë e luftës ka qenë që me ju mashtru juve qytetarë të Republikës së Kosovës edhe Vuçiqi njëjtë e ka bërë me i mashtru serbët atje. Për me dal si dy kryeministra që e dojnë vendin e që asnjëri se dojnë as nuk e kanë mbrojtur asnjëherë vendin. Le ta pranojnë që e ka bërë marrëveshjen , krejt po thonë që ka marrëveshje. Borelli e falënderoj edhe Vuciqin edhe Kurtin për këtë.”, ka deklaruar Topalli.

Tutje ai ka thënë se krejt veprimet e dy kryeministrave kanë qenë retorikë lufte për të mashtruar popujt e tyre.

“ E dimë që është retorikë e luftës sepse Kosova nuk ka mundësi në prezencë të KFOR-it të bëj luftë, Kurti thotë se jemi në prag të luftës, e dërgoj FSK-në aty afër e dërgoj tërë policinë në veri edhe Serbia e dërgoj por në fund të dyja palët u tërhoqën. I shpëtoj fytyrën sepse i dha mundësi që me u tërheq nga kjo retorikë e luftës. Kjo retorikë e luftës ka qenë që me ju mashtru juve qytetarë të Republikës së Kosovës edhe Vuçiqi njëjtë e ka bërë me i mashtru serbët atje”, ka thënë Topalli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.