
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahemtin” ështa raportuar se ngasësit e veturave zyrtare në Kosovë nuk njohin rregullat e trafikut.
Shpejtësia e tyre i kalon të gjitha sinjalizimet nëpër rrugë, duke i bërë të pa vlefshme edhe vijat e plota, raporton Gazeta10.
Një rast i tillë edhe edhe kjo vetura 3Z që qarkullon me shpejtësi në rrugët e Kosovës.
Sipas tabelave vetura është pjesë e departamentit të Ministrsë së Infrastrukturës.
Në një përgjigje me shkrim për Kanal10 nga kjo ministri kanë thënë se vetura në fjalë është pjesë e njësisë së patent shoferëve në Gjakovë.
“Vetura 3Z-247-08 është në shfrytëzim të Njësisë së Patent Shoferëve në Gjakovë dhe gjatë ditës shfrytëzohet sipas kërkesave të Njësitit.
E nga departamenti i Shoferëve në Gjakovë kanë thënë se do të ndërmerren masa ndaj personit që ka vozitur veturën e këtij institucioni duke mos rrespektuar rregullat e trafikut.
Në Kosovë ndër vite ka pasur ankesa për përdorimin e veturave zyrtare si dhe për mos rrespektimin e rregullave kur ato bëhen pjesëmarrëse në komunikacion./Gazeta10