Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Policia tregon angazhimin e saj për Vitin e Ri, bëhet thirrje për mospërdorim të armëve

Gazeta10
30 December 2022 - 16:36

Policia e Kosovës ka bërë të ditur angazhimin e saj për festat e fundvitit ku ndër të tjera është bërë thirrje për mospërdorim të armëve, raporton Gazeta10.

Në njoftim bëhet e ditur se Policia e Koosvës ka hartuar planin operativ lidhur me festat e fundvitit dhe Vitin e Ri.

Më tej, thuhet se qëllimi parësor i Policisë është që përmes këtyre aktiviteteve operative të sigurohet ruajtja e rendit dhe qetësisë publike.

Tutje, apleohet për festim të kujdeshëm si dhe për kujdes në përdorim të mjeteve piroteknike.

Këtu keni postimin e plotë:

“Angazhimi i Policisë së Kosovës për festat e fund vitit

Prishtinë, më 30 dhjetor 2022

Policia e Kosovës edhe këtë vit ka hartuar dhe është në zbatim të planit operativ lidhur me festat e fund-vitit dhe Vitit të Ri. Qëllimi parësor i Policisë është që përmes aktiviteteve operative dhe jo vetëm, të sigurojë ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në tërë territorin e vendit.

Qëllimi i hartimit të këtij plani është që përmes shtimit të prezencës policore dhe vigjilencës së zyrtarëve policorë të arrihen patrullime të shtuara, prezencë policore më e madhe në terren, përfshirë sheshet ku pritet të ketë më shumë qytetarë si dhe prezencë policore në rrugë për të ofruar siguri në trafik.

Policia do të trajtojë me seriozitet çdo thirrje të qytetarëve dhe do të reagojë në raste kur prezenca policore është e nevojshme duke trajtuar rastet eventuale që mund të paraqiten në këtë periudhë të festave dhe pas tyre.

Duke apeluar tek të gjithë qytetarët që gjatë festimeve të jenë të kujdesshëm, të festojnë me zemër e jo me armë, të kujdesen sidomos te përdorimi i mjeteve piroteknike ku kërkohet monitorim nga të rriturit, po ashtu të kenë kujdes të shtuar në trafikun rrugor e të mos drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.