Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Hovenier: Veriu është pjesë e Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu

Gazeta10
30 December 2022 - 18:28

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarët, ka thënë se veriu është pjesë e Kosovës dhe se SHBA ashtu e trajton, raporton Gazeta10.

Më tej, Hovenier ka thënë se ky pozicion i SHBA-së nuk është i ri, dhe se Kosova është njohur më 2008 me kufijtë ekzistuese.

Ai ka thënë se pozicioni i SHBA-së për këtë temë është shumë i qartë.

 “Dua të them edhe një gjë të rëndësishme që është relevante në kontekstin e pyetjeve që keni bërë. Ky është një pozicioni i SHBA-së që s’është i ri. Kur e kemi njohur Kosovën si shtet të pavarur në vitin 2008 e kemi bërë me kufijtë ekzistues. Dhe dua të përsëris këtë. Dua të sigurohem që njerëzit ta kuptojnë që nga perspektiva jonë veriu i Kosovës ka konsideratë më te veçantë, është pjesë e Republikës së Kosovës dhe ne e trajtojmë ashtu

Dua që ta theksoj këtë sepse ka pyetje të shumta për veriun e Kosovës. Unë dua t’iu siguroj që pozicioni i SHBA-së është shumë i qartë , është pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, e konsiderojmë ashtu dhe e trajtojmë ashtu.”, ka thënë Hovenier. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.