Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tre të plagosur nga plumbat qorr, flasin nga QKUK

Gazeta10
01 January 2023 - 8:09

Mjeku kujdestar ne Kliniken Emergjente, Ejup Govori, ka folur lidhur me tre të plagosur mbrëmë nga plumbat qorr gjatë festimeve të Vitit të Ri, raporton Gazeta10.

Kështu, ai ka thënë se lëndimet janë në esktremitetet e poshtme si dhe ka treguar edhe për moshën e të plagosurve.

“Gjate kujdestarise te kesaj nate kemi pranuar tri raste lendime me arme zjarri, sic thane ata, nuk dihet nga ju ka ardhur plumbi, ne i quajme lendime nga plumbat qorr. Lendimet jane ne ekstremitete të poshtme, mosha e të plagosurve eshte njeri 36-vjeçar, tjetri 26 dhe nje vajze 15-vieçare….. kjo vajza 15-vjeçare është plagosur nga nje plumb qorr, kur eshte bere rentgeni evidentuar edhe predha ne ekstremitet, eshte trajtuar nga ortopedi edhe predha eshte nxjerre nga ekstremiteti. Gendja e tyre është stabile dhe mundesisht disa lirohem dhe njeri prej tyre pranohet, sipas te githa gjasave kjo vajza 15-vjeçare duhet te pranohet per trajtim te mt137utjeshëm”, tha Govori.

Më tej, ai ka thënë se po ashtu kanë pranuar edhe të lënduar nga mjetet prioteknike si dhe ka dhënë detaje për lëndimet në fjalë.

“Ndersa mjetet piroteknike i kemi gjithsej nga ora 19:00 kur ka filluar nderrimi i nates kemi pranuar 11 raste me mjete piroteknike kryesisht lendime në ekstremitete te siperme dhe lokalizimi eshte ne shuplaka te dorës, ka raste te cilat jane lendime serioze me incaliditet duhet te amputohen apo t’u hiqen gishtat sepse eshte lendimi shumë serioz, ndersa disa raste të tjera ka nga keto mjete piroteknike fishekzjarre te cilet lendimet jane ne fytyre, lendimet nuk jane serioze por siperfaqesore, keto raste lirohem pas trajtimit te plageve besoj lirohen ne shtepi”, tha ai, ka thënë ai për kp.

Më tej, ai ka thënë se ka pasur edhe lëndime shumë të rënda.

“Pak me heret erdhi një vajzë e moshes 8-vjeçare e cila hetohet se ka lendime jashtezakonisht te renda të shuplakës dhe besoj se lendimet jane shume serioze ku duhet t’u amputohen gishterinte, invaliditeti eshte shume i rende”, shtoi ai. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.