
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se Maqedonia e Veriut është kundër kthimit të mundëshëm të Ushtrisë Serbe në Kosovë, raporton Gazeta10.
Osmani ka folur rreth mundësisë së anëtarësimit të Kosovës në Kartën e Adriatikut ku ka thënë se deri më tani Kosovën e ka penguar mospasja e konsensusit për anëtarësim në këtë organizatë.
Ai ka thënë se ka bërë thirrje që Kosova patjetër të jetë pjesë e kësaj Karte.
“Kosovën e ka penguar deri më tani anëtarësimi mos pasja e konsensusit, dhe unë kam bërë thirrje edhe gjatë konferencës në Podgoricë kur kemi marrë kryesimin që këtë vit duhet patjetër Kosova të anëtarësohet në këtë Kartë, dhe ideja jonë është në 20-vjetorin e themelimit të ofrojmë një koncept të ri strategjik, çka tani me ambiciet euroatlantike të rajonit, për shkak se nëse katër prej pesë vendeve tashmë janë anëtarësuar, do te thotë qëllimi paraprak i idesë për A5 është realizuar. Tani duhet të krijojmë konceptim e ri strategjik, çka bëjmë me Kosovën në NATO, çfarë bëjmë me Bosnje Hercegovinën në NATO, dhe cili do të jetë raporti i NATO-s me Serbinë, dhe ne e kemi ndërmend gjatë kryesimit tonë të dalim me një koncept të qartë strategjik se cilët duhet të jenë prioritetet dhe në çfarë dinamike do të duhet kjo platformë të bëjë punën e vet natyrisht duke vendosë aksent në anëtarësimin e Kosovës në NATO”, ka thënë Osmani për kp.
Më tej, ai ka thënë se ka ndjekur me shqetësim zhviilimet në veri dhe se Maqedonia është kundër thirrjeve për kthim e mundëshëm të Ushtrisë Serbe në Kosovë.
Më tëj, ai ka thënë se status-quoja nuk i konvenon as Kosovë dhe as Serbisë.
“I ndjekim me shqetësim për shkak se shumë e zbehtë është vija ndërmjet retorikës inflamatore ose retorikës nacionaliste deri të eskalimi në terën, prandaj kemi qenë kundër këtyre thirrjeve për kthim të Ushtrisë serbe në Kosovë, qofshin edhe ato për konsum të brendshëm për shkak se ju mund të keni ndonjë ide tjetër prapa asaj retorike por njerëzit mund t’i marrin ndryshe dhe pastaj bëhet vonë. Prandaj, është me rëndësi të ulim këtë retorikë të panevojshëm, kujtoj që intensifikimi i ndërmjetësimit nëpërmjet ideve konkrete është mundësi e mirë të cilën duhet ta shfrytëzojnë të dyja palët, flas për ndërmjetësimin evropian nëpërmjet propozimit franko-gjerman për shkak se statusquo-ja nuk i konvenon asnjërës palë, as Kosovës as Serbisë nga statusquo-ja përfitojnë vetëm vendet e treta të cilat duan të mbajnë konflikte të hapura këtu dhe në atë mënyrë të kenë influencën e tyre”, thotë Osmani. / Gazeta10