Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sami Lushtaku e ka një përgjigje për Alban Krasniqin: Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë le ta provojë

Gazeta10
15 October 2026 - 16:13

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku i është kundërpërgjigjur Alban Krasniqit, bashkëshortit të Albulena Haxhiut, përmes një reagimi në Facebook, i cili e ka përmendur emrin e tij  dhe të Daut Haradinajt në një postim në rrjetin e tij social, Facebook.

Lushtaku, ka deklaruar se Serbia nuk arriti ta gjunjëzojë, pavarësisht se më 11 korrik 1997 e dënoi me 20 vjet burgim në mungesë, nën akuzat për terrorizëm.

Sipas tij, sot disa shqiptarë po përdorin të njëjtën gjuhë që, sipas tij, dikur e përdorte Serbia.

“Më 11 korrik 1997, Serbia më dënoi me 20 vjet burg në mungesë, me akuza për terrorizëm. Serbia nuk arriti të më gjunjëzojë asnjëherë.

Sot, fatkeqësisht, disa shqiptarë po flasin me të njëjtën gjuhë që dikur fliste Serbia.

Kush mendon se mundet të më gjunjëzojë, le ta provojë!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

“Dauti e Samiu kanë me puthë tokën e Kosovës kur të arrestohen”, Burri i Albulena Haxhiut me akuza ndaj Haradinajt e Lushtakut

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
15 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.