Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj viziton në QKUK mikun e tij Ruzhdi Kuçin

Gazeta10
01 January 2023 - 17:01

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka vizituar në QKUK mikun e tij Ruzhdi Kuçin, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se miku i tij po ballafaqohet me një sëmundje.

Më tej, ai i ka shprehur falënderim stafit mjekësor në QKUK që po kujdeset për të.

Po ashtu edhe për të gjithë punëtorët shëndetësor që në ndërrimin e motmoteve janë gjendur në punë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Në kohën e luftës për liri kemi kaluar shumë kohë bjeshkëve jashtë, në të ftohtë e në rrethana shumë të rënda.

Sot në QKUK, vizitova mikun tim, njeriun e pathyeshëm, Ruzhdi Kuçin, i cili edhe pse i pata marrë inat bjeshkëve që nga koha e luftës, më ka motivuar që t’i kthehem ecjeve në bjeshkë.

Ruzhdiu po ballafaqohet me një sëmundje, por po e kalon shumë lehtë, e së shpejti do të na bashkohet në ecjet tona të zakonshme nëpër bjeshkët magjepsëse të Kosovës.

Me këtë rast, i shpreh falënderim të veçantë stafit mjekësor në QKUK që po kujdeset për Ruzhdiun si dhe gjithë shërbyesve shtetërorë që në ndërrim të motmoteve janë gjendur në punë, në krye të detyrave të tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.