Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kusari-Lila e uron Kroacinë për hyrjen në Shengen dhe Eurozonë, e akuzon Serbinë

Gazeta10
01 January 2023 - 21:54

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka uruar Kroacinë për hyrjen e saj në Schengen dhe Eurozonë, derisa ka akuzuar Serbinë për stagnim në mendësi, raporton Gazeta10.

Lila ka thënë se suksesi i Kroacisë është model frymëzimi edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Më tej ajo ka rikujtuar se Kroacia vetëm 30 vitë më parë është sulmuar brutalisht nga Serbia.

“Me urimet më të përzemërta për Vitin e Ri, ju përgëzoj për hyrjen në zonën Euro & Shengen! Suksesi juaj në rrugën e integrimit është frymëzim dhe model për të gjitha vendet e BB! Vetëm 30 vjet më parë vendi juaj u sulmua brutalisht nga Serbia”, ka shkruar Kusari Lila në llogarinë e saj në Twitter.

Lila ka thënë se përkundër të gjitha humbjeve Serbia po vazhdon me poltikën e saj të vjetër.

“Përkundër humbjes së të gjitha luftërave në ish-Jugosllavi, sot ende qëndron prapa barrikadave në veri të Kosovës. Ju keni mundur të hiqni të gjitha kufizimet e integrimit kur Kroacia, derisa Serbia mbetet peng i mentalitetit pushtues”, ka shkruar Kusari-Lila në llogarinë e saj në Twitter.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.