
Dy të rinj shqiptarë u aksidentuan me veturë në Videnza të Italisë, duke e goditur një shtyllë të ndriçimit.
Gjatë kontrollit të veturës, policia ka gjetur në derën e makinës doza të kokainës dhe kanabisi.
Sipas mediave italiane po ashtu u konstatua që 20-vjeçari shqiptar i cili voziste veturën, nuk kishte patentë-shofer.
Kontroll u bë nga Karabinierët edhe në dhomën e hotelit ku po qëndronin të rinjtë.
Aty gjitashtu u gjetën doza të drogë të llojit “Kanabis”, si dhe një armë zjarri e llojit “Beretta”.
Tani mbi ta rëndojnë akuzat për posedim të drogës dhe armëve pa paleje.