Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Nis aksioni për shpëtimin e një bjeshkatari të lënduar në Malet e Sharrit

Gazeta10
02 January 2023 - 18:29

Në Malet e Sharrit një bjeshkatar ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta10.

Për këtë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka nisur aksionin për shpëtimin e tij.

“Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës ka filluar me aksionin e shpëtimit në Malet e Sharrit të një bjeshkatari të lënduar. Për informata më të  hollësishme ju njoftojmë me kohe . Na uroni fat!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndërkaq në disa media u raportua se personi i lënduar dyshohet se ështe diplomat i Ambasadës Britanike në Kosovë dhe transportimi i tij për në spital do të bëhet me helikopter.

Gazeta10 do t’ju mbajë të informuar në vazhdimësi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.