Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Shpëtohet një shtetas i huaj i cili u lëndua në Malet e Sharrit

Gazeta10
02 January 2023 - 18:40

Një shtetas i huaj është shpëtuar nga ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Ai ishte lënduar si pasojë e një rrëshqitje.

Lidhur me rastin është kërkuar edhe asistenca e helikopterit të KFOR-it.

“Jemi kontaktuar nga një person i cili ka qenë së bashku me viktimën dhe ne në bazë të koordinatave e kemi gjetur. I kemi ofruar ndihmën e parë dhe e kemi dërguar në spital. Gjendja e tij është stabile. Ka thyerje në disa pjesë, por ka edhe lëndime në boshtin kurrizor. E kemi kërkuar edhe asistimin nga KFOR-i me helikopter. Kjo për shkak se në këtë pjesë ka qenë ftohtë dhe ne nuk kemi dashur me humb kohë”, thuhet në përgjigjen e organizatës për Klan Kosovën.

Ndërkaq në disa media u raportua se personi i lënduar dyshohet se ështe diplomat i Ambasadës Britanike në Kosovë dhe transportimi i tij për në spital do të bëhet me helikopter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.