Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajmi i fundit: Vdes në rrethana të dyshimta një grua në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Gazeta10
04 January 2023 - 14:32

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, raporton Gazeta10.

Rasti është konfirmuar për Gazeta10 nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se viktima është grua dhe se vdekjen e saj e ka konstatuar  ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”.

Tutje, Ahmeti ka bërë të ditur se aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Telegrafi mëson se viktima është e moshës rreth 50-vjeçare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.