Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kullashi për Krajën: Nuk ka as autoritet as kredibilitet të qeverisë me ASHAK-un

Gazeta10
04 January 2023 - 22:18

Akademiku Muhamedin Kullashi ka thënë se kryetari aktual i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, Mehmet Kraja nuk ka as autoritet as kredibilitet të qeverisë me ASHAK-un, raporton Gazeta10.

Kullashi ka thënë se ai ka imponuar një tekst ndonëse i njejti ka qenë i kontestuar në seksionin e shkencave sociale.

Më tej, ai ka thënë se Kullashi ka folur për banda në akademi.

Tutje, ai ka thënë se Kraja ka pasur sjellje arrogante.

“Realisht, objektivisht si mund të mendoni që ai mund ta udhëheq një akademi, kur ai ka fol për banda në akademi. Ai gjatë muajve imponon një tekst, ndonëse është kontestuar në seksonin tonë, domethënë e kemi shpërfill totalisht atë tekst. Si mendoni se do të mund të bashkëpunojmë me të. Ai nuk ka më autoritet, e as kredibilitet ta qeverisë  ASHAK-un, me këto sjellje që janë arrogante, agresivitetin ndaj këshillit me të cilat jemi ballafaquar, edhe me parë nuk i japin me vërtet kredibilitet”, tha Kullashi për RTK-në. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.