Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gjermani, merr fund epoka e dërgimit të telegrameve

Gazeta10
05 January 2023 - 9:00

Posta Gjermane njoftoi fundin e shërbimeve dikur të njohura telegramike në Gjermani.

Në deklaratën e Deutsche Post, thuhet se shërbimet e telegramit nuk janë ofruar për pikat e huaja që nga viti 2018, duke shtuar se në Vitin e Ri janë ndërprerë edhe shërbimet e telegramit.

Në deklaratë bëhet e ditur se gjatë viteve të fundit janë dërguar mesatarisht 200-300 telegrame në muaj, ndërsa në ditën e fundit të vitit 2022 janë dërguar për herë të fundit 3.228 telegrame për suvenire, raportoi Anadolu Agency.

Dërgimi i një telegrami deri në 160 karaktere në Gjermani kushtonte të paktën 12,57 euro./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.