Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Pas uebfaqes së ushtrisë serbe, “Anonymous” hakon atë të Vuçiqit

Gazeta10
05 January 2023 - 11:02

Janë duke vazhduar përplasjet në mënyrë virtuale në mes hakerëve të grupit “Anonymous” dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pasi tani nga ky grup thonë se kanë hakuar edhe uebfaqen e Vuçiqit, “vucic.rs”.

Kjo vjen derisa më parë u bë e ditur se ky grup përmes një llogarie në Twitter thanë se kishin marrë përsipër faqen e ushtrisë serbe, raporton Gazeta10.

“Web-faqja e Ushtrisë serbe është thyer. Fashisti Aleksandër, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Mos e nënvlerësoni as Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin”, është bërë e ditur në mesazhin e tyre.

Tani përmes llogarisë “Anonymous TV”  thonë se faqja e Vuçiqit “vucic.rs” ka rënë nga sistemi, ata gjithashtu i lanë presidentit serb edhe një mesazh.

 “Nëse ai dëshiron të luajë me zjarrin, atëherë le të fillojmë”, kanë shkruar ata në postimin e tyre.

Ky veprim ka ardhur disa ditë pasi grupi i hakerëve kishte nisur një kërcenim përmes një video-mesazhi që i kishin dërguar Vuçiqit duke i thënë se Kosova nuk është e vetme por ka mbështetje.

Anonymous TV i kishte bërë thirrje Vuçiqit që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në Kosovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.