
Raporti: Kanal10
Mallra në vlerë qindra miliona euro po vazhdojnë të importohen në Kosovë nga shteti serb. Vetëm gjatë vitit të kaluar nga ky shtet u importuan mallra në vlerë prej 370 milionë eurove. Mirëpo, drejtori i përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu ka thënë se krahasuar me vitet e kaluara, prania e produkteve serbe në tregun kosovar ka shënuar rënie. Ai po ashtu ka njoftuar se dogana gjatë vitit që lam pas ka arritur që të mbledh 1 miliard e 531 milionë euro.
Mallra në vlerë prej 370 milionë eurove janë importuar gjatë vitit 2022 nga shteti serb në Kosovë.
Mirëpo, krahasuar me vitet e tjera, gjatë vitit që lam pas, importi nga ky shtet shënoi rënie.
Kështu së paku ka thënë drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, i cili ka treguar se prania e produkteve serbe në tregun kosovar gjatë 2022-tës ka qenë dyfish më i ulët se gjatë viteve 2017-2018.
Llugaliu ka treguar se gjatë vitit të kaluar dogana ka mbledhur 1 miliard e 531 milionë euro.
Ndërsa, janë importuar mallra në vlerë 5.6 miliardë euro dhe janë eksportuar mallra në vlerë 869 milionë.
Drejtori i përgjithshëm i Doganës ka bërë të ditur se Turqia është vendi nga i cili Kosova ka importuar më së shumti mallra.
Llugaliu tutje tha se gjatë vitit 2022 kanë luftuar edhe ekonominë joformale. / Kanal10