Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Plagosja në Shtërpcë, Miftaraj: Crvena Zvezda po e keqpërdor rastin duke propaganduar

Gazeta10
06 January 2023 - 23:32

Drejtori i Institutit për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se klubi Crvena Zvezda po e keqpërdor rasti dhe po bën propagandë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se reagimet e sotme ndaj plagosjes së dyfishtë në Shtërpcë është një qasje normale e një shteti të ri normal.

Ai ka thënë se për plagosjen e dy të rinjve serb i madh dhe i vogël kanë shprehur mospajtime me një veprim të tillë.

Më tej, ai ka thënë se klubi futbollistik Crverna Zvezda e ka keqpërdorur rastin dhe po bën propagandë.

Këtu keni postimin e plotë:

“Plagosen dy te rinj serb ne Kosovë, i madh e i vogel shprehin mos pajtim me nje veprim te tille. Qasje normale e nje shteti te ri normal.

Ne anen tjeter ne Beograd, nje klub me te kaluar kriminale si Crvena Zvezda e keqperdor rastin dhe ben propagande. Çka me prit nga nje klub i tille qofte ne futboll ose basketboll qe bazen e tifozeve e ka me kriminele lufte, kriminel ordiner”, ka shkruar Miftaraj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.